Pasi në qershor del lojtar i lirë, Toni Kroos tashmë ka marrë vendimin për të ardhmen

Toni Kroos është një nga lojtarët lider te Real Madrid. Mesfushori gjerman prej vitesh ka mbajtur peshën e mesfushës dhe vazhdon ende të japë kontributin e tij për “Los Blancos”.

Tashmë gjermanit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe 34-vjeçari është i qartë për të ardhmen e tij.

Mesfushori do t’i qëndrojë besnik Real Madrid deri në fund dhe do të dëshironte që të vazhdonte aventurën e tij në “Santiago Bernabeu” të paktën edhe për një vit tjetër.

Siç duket edhe drejtuesit pritet t’i ofrojnë një kontratë 1 vjeçare nga e cila lojtari do të përfitonte 8,5 milionë euro pagë vjetore. 34-vjeçari është pjesë e Real Madridit që nga viti 2014.

Leave a Reply