Shkupjani Ramadani, një yll futbolli në ngritje që së shpejti do t’i fusë në “luftë” Zvicrën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë

Miran Ramadani është sulmuesi premtues i Grasshopper Club Zhurich, i cili mbi supe bartë peshën e rëndë të numrit “7”, si sulmues të cilin e bartë me meritë e punë të madhe.

Mirani, një djalë shembullorë, i rritur në një familje të ndershme e puntore shqiptare, me zejen e futbollit ka filluar të merret sapo i ka mbushur 5 vjet tek skuadra e Frauendfeld TG.CH, ku në të gjitha fazat ka qenë më i miri mes shokëve, ndërsa sot shkupjani siç theksuam më lartë, është pjesë e skuadrës së njohur të Grasshopper Club Zhurich.

Mirani ka një perspektivë fantastike përpara tij, pasi që përveç që është shembullorë në fushën e blertë, ai është edhe djalë jashtëzakonisht i disciplinuar e rregullt si në familje, ashtu edhe në shoqëri, gjë kjo që i garanton atij qëndrueshmëri në karrierë.

Mirani gjithashtu është në prag të kohës kur duhet të vendosë se cilën përfaqësuese do ta përfaqësojë, pasi me shumë gjasa do të hasim në një garë të ashpër mes Zvicrës (i lindur në Zvicër, aty ku edhe jeton), Maqedonisë së Veriut (prindërit e tij janë me prejardhje nga Shkupi), si dhe mes Kosovës e Shqipërisë (pasi është shqiptar).

Nuk do të jetë aspak surprizë nëse Miranin së shpejti e shohim në ndonjë skuadër edhe më të madhe, duke na bërë krenarë të gjithëvë, pavarësishtë zgjedhjes së tij.

Vlen te theksohet se MIRANI është nip i ish-futbollistit të Slloga Jugomagnatit (aktualisht FC Shkupit), krenarisë së qytetit të Shkupit, Ollxhaj Bajrami, i cili me raste edhe si kapiten skuadre, në vitet e tij të arta, ka qenë ndër kontribuesit më të mëdhenjë të historisë së lavdishme të Slloga Jugomagnatit.

Leave a Reply