Futbollisti i Tiranës, Kaina Nunes është futbollisti më i ri i Chungnam Asan Fc në Korenë e Jugut. Sulmuesi brazilian do të vazhdojë tashmë karrierën në kontinentin aziatik, ndërsa i bashkohet sulmuesit të kombëtares, Jasir Asanit.
Chungnam Asan FC e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dhjetë.
Nga ky trasnferim Tirana përfiton 158 mijë eruro, shumë kjo që shkon në arkat e “bardhebluve”. Palët kanë firmosur një kontratë deri në dhjetor të këtij viti.
26-vjeçari me KF Tiranën gjatë stinorit vjeshtorë në 16 ndeshje realizoi 4 gola. Kujtojmë se Nunes në merkaton e verës iu bashkua Tiranës nga skuadra e Vllaznisë.
View this post on Instagram