Shpëtim Duro: Fitore shumë e rëndësishme, të cilën i’a dedikojmë Bojkut

Trajneri Shpëtim Duro, i cili dje për të 35-tën herë udhëhoqi skuadrën e Struga Trim Lum në ndeshjet kampionale, ka folur për fitoren shumë të rëndësishme ndaj Rabotniçkit.

Sipas tij e njëjta ishte shumë e rëndësishme, por me shije të hidhur pas dëmtimit të rëndë të Besmir Bojkut. Një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën, ndaj edhe fitorja e djeshme shkon për të.

“Tani çdo ndeshje ka rëndësi të madhe, se jemi drejt fundit. Edhe fitorja e fundit ndaj Rabotniçkit ishte shumë e rëndësishme, por të njëjtën nuk e kemi shijuar shumë për arsye se na tronditi shumë demtimi i Bojkut. Një njeri dhe futbollistë shumë i rëndësishëm për skuadrën. Këtë fitore ja dedikojme Bojkut” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro, i cili thotë se lufta për titullin e kampionit do të vijojë deri në fund të kampionatit

“Lufta do jetë e fortë dhe e njëjta do të vijojë deri në fund. Ne si skuadër nuk duhet të humbim vigjilencën” – përfundoi Duro, i cili dje regjistroi fitoren e 25-të si trajner i Struga Trim Lum në ndeshjet kampionale. (infOSport.mk)

Leave a Reply