Struga Trim Lum shumë shpejt zgjidh çështjen e trajnerit, ja kush e pason Shpëtim Duron!

Struga Trim Lum pak orë më parë përmes faqes së saj zyrtare bëri të ditur për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro, ndërsa të njëjtit shumë shpejtë kanë reaguar, duke i’a besuar këtë post asistentit të parë të deritanishëm, Meriton Gega.

Rezultatet e dobëta në 5 xhirot e fundit, ku skuadra strugane morri vetëm një fitore, një barazim dhe tre disfata, përfshirë këtu edhe të dy xhirove të fundit, kur pavarësisht avantazhit që kishin përballë Sileksit dhe Tikveshit, në fund pësonin me shifrat identike 2:3, shtynë drejtuesit e Struga Trim Lum të ulen në tavolinë me Duron, për të ndarë më pas rrugët miqësisht.

Me Duron, Struga Trim Lum edicionin e kaluar u shpall kampione e Maqedonisë, ndërsa pas 30 xhirove të zhvilluara këtë edicion, skuadra strugane kishte regjistruar 18 fitore, 4 barazime dhe 8 disfata, duke ndarë pozitën e parë me Shkëndijën dhe FC Shkupin, që të trija me nga 58 pikë.

Pasardhësi i tij, Meriton Gega, debutimin e tij si kryetrajner i Struga Trim Lum do ta ketë të shtunën në ndeshjen kundër Gostivarit në Strugë. (infOSport.mk)

Leave a Reply