Në Asunción të Paraguait po zhvillohet Kongresi i 75-të i FIFA-s, aty ku po merr pjesë edhe delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, i përbërë nga Nënkryetari, Marjanço Stojkoski, Sekretari i përgjithshëm, Leonid Jandreoski si dhe Zv.Sekretari, Drilon Ganiu.
Ky kongres përkon me 100-vjetorin e anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Paraguait në FIFA, duke e bërë këtë edicion edhe më të veçantë. Po ashtu, Kongresi i këtij viti shënon një periudhë të rëndësishme për Amerikën e Jugut në kontekstin e zhvillimeve të mëdha në futbollin global, pasi ky kontinent do të jetë nikoqir i Kupës së Botës për Femra FIFA 2027™, si dhe i ndeshjeve festive për 100-vjetorin e Kupës së Botës FIFA™ në vitin 2030.
Pjesëmarrja e drejtuesve të FFM-së në këtë Kongres përbën një mundësi të mirë për diskutime dhe forcim të bashkëpunimit me federatat dhe konfederatat e tjera, që gjithashtu po marrin pjesë në këtë Kongres.
