Gazetari i sportit sulmohet derisa po transmetonte live nga vendi i ngjarjes! (VIDEO)

Një incident i shëmtuar ka ndodhur në Ekuador, teksa gazetari sportiv Diego Ordinola dhe kameramani i tij derisa ishin në transmetim “live” para stadiumit, ishin sulmuar me armë nga një person i panjohur.

I njëjti mbante në kokë një kapele dhe një armë në dorë, duke i kërcënuar ata para kamerës. Momenti është i gjithi i filmuar, teksa po bën xhiron e rrjeteve sociale. Ai u kërkoi atyre telefonat duke bërë një kërcënim të tmerrshëm.

“Mos më filmo sepse të hedh në erë”, – ishin fjalët e grabitësit, i cili pasi morri atë që dëshironte u largua nga vendi i ngjarjme një motor.

Leave a Reply