Struga Trim Lum kampion në fushë, por edhe jashtë saj. Skuadra e udhëhequr me mjaft sukses nga familja Qyra, me pronar Mendi Qyrën, presidentin Arbtrimin dhe Zv.Presidentin, Lumin, para fillimit të stinorit pranveror vendosën për një bashkëpunim, e që kishte karakter humanitar.
Bashkëpunimi ndodhi me Shoqatën humanitare “Bamirësit Struganë” ku me sukses u realizua shitja e biletave për ndeshjet e sezonit aktual.
Nga shitja e biletave për ndeshjet e Struga Trim Lum në ndeshjet si vendas janë tubuar 331.650 den, të cilat do të shfrytëzohen për qëllime bamirësie për familjet që kanë nevojë nga ana e Shoqatës humanitare, “Bamirësit Struganë”.
Një gjest shumë fisnik ky i drejtuesve të Struga Trim Lum, nga i cili do të përfitojnë familjet që kanë nevojë.
