Bardhi vs Ronaldo 3-0 (VIDEO)

Enis Bardhi po shkëlqen me fanellën e Levantes në elitën e futbollit spanjoll, njofton “infOSport.mk”.

Ai mbrëmë në ndeshjen e javës së 5-të në La Liga shënoi një super gol ndaj Real Sociedadit, në të cilën ndeshje skuadra nga Valencia shënoi fitore me rezultatin 3:0.

Bardhi shënoi golin e tretë dhe të fundit në këtë përballje, dhe sërish përmes specialitetit të tij, gjuajtjes së lirë.

SUPER GOLI I BARDHIT I SHËNUAR NDAJ REAL SOCIEDADIT

Публикувахте от infosport.mk в 21 септември 2017 г.

Për Bardhin ishte ky goli i tretë në elitën e futbollit spanjoll nga gjithsej 4 ndeshje, duke bërë që për momentin të lë pas vetes, një ndër golashënuesit më të mirë që njeh La Liga dhe futbolli evropian, Kristiano Ronaldon.

Ylli portugez për shkak të një pezullimi nuk luajti në 4 ndeshjet e para, ndërsa nuk dha rezultat edhe paraqitja e tij e parë gjatë ndeshjeve të xhiros së pestë në mesjavë, pasi “mbretërit” me të në fushë pësuan nga Betisi (0:1).

Kësisoj mbetet rezultati 3:0 në favor të Enis Bardhit ndaj Kristiano Ronaldos, i cili rastin për të shijuar golin e parë në sezonin e ri në La Liga, do ta ketë të shtunën në përballjen ndaj Alaves në transfertë, ndërsa shpresojmë se me gola të tjerë do të na gëzojë edhe Enis Bardhi, i cili me Levanten e tij ndeshjen e javës së 6-të do ta zhvillojë të hënën në tranfertën ndaj Betisit, njofton “infOSport.mk”.

Njëherit kjo do të jetë një përballje midis dy futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia, duke pasur parasysh se për skuadrën e Betis luan Riza Durmishi, një futbollistë me origjinë nga Tetova që mbron ngjyrat e Kombëtares së Danimarkës, aty ku edhe ka lindur dhe është zhvilluar si futbollist.

Leave a Reply