Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka shokuar drejtuesit e Galatasarajit, me kërkesën e saj financiare, për të performuar në festën e tyre të 25 majit, me rastin e titullit kampion në Turqi.
Siç informojnë mediat në Turqi, Lipa përmes menaxherit të saj ka kërkuar 3.5 milion dollarë për të kënduar LIVE në festën madhështore të skuadrës gjigande nga Stambolli, që do të mbahet në këtë qytet të bukur në vendin e quajtur “YeniKapi”.
Kujtojmë, Galatasaraji tashmë kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, është shpallur kampion me 89 pikë, 8 më shumë se Fenerbahçe e vendit të dytë.
Në këtë mënyrë, Galata edhe për herë të tretë me rradhë u shpall kampione e Turqisë, duke vazhduar dominimin e plotë, derisa Fenerbahçe për herë të fundit një gjë të tillë kishte bërë në sezonin 2013/2014. (infOSport.mk)
