Arbin Zejnullai në radarin e Partizanit të Tiranës!

Arbin Zejnullai, një nga mesfushorët më të mirë në sezonet e fundit në Superligën shqiptare, me shumë gjasa do mbetet të jetë pjesë e saj edhe sezonin ardhshëm, mirëpo këtë herë mund ta shohim edhe me fanellën e ndonjë skuadre tjetër.

26- vjeçari nga Tetova ka mbyllur kontratën me Egnatian dhe rinovimi me rrogozhinasit ka ngecur për arsye ekonomike.

Ndërkohë nga e gjithë kjo situatë, dëshirojnë të përfitojnë drejtuesit e Partizanit, që veçmë janë takuar me përfaqësuesit e lojtarit për të diskutuar një bashkëpunim të mundshëm.

Bisedimet deri më tani kanë qenë të vazhdueshme, por ende lojtari nuk ka kthyer një përgjigje konkrete, ndoshta i tunduar edhe nga ofertat e tjera që mund t’i vijnë përreth.

Në ditët në vijim është caktuar edhe një takim i fundit, ku mund të vendoset gjithçka. Fakt është, se tek të dyja palët ekziston dëshira për bashkëpunim.

Leave a Reply