E papritur, klubi gjerman përjashton Gjasulën!

Jurgen Gjasula mund të jetë shumë pranë fundit të një tjetër aventure në karrierën e tij. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, vëllai i madh i mesfushorit aktual të kuqezinjve, Klaus Gjasula, duket se do të nisë kërkimin për një skuadër të re, pasi klubi aktual, Magdeburg, e ka përjashtuar atë.

Ka qenë vetë trejneri i skuadrës që militon në ligën e tretë gjermane, Tomas Hosmang, ai që ka shpjeguar situatën aktuale.

“Kemi vendosur të largojmë nga stërvitja Gjasulën dhe Bertam. Ky është në vendim i cili është marrë në bashkëpunim me stafin drejtues të skuadrës”, – tha trajneri i Magdeburg pas stërvitjes. Sipas klubit, lojtarët janë përjashtuar për një periudhë pa afat nga aktivitetet e skuadrës së parë.

Ndërkohë sipas mediave gjermane, kjo është një përpjekje e drejtuesve të Magdeburgut, për të sjellë një ndryshim me një projekt të rinjsh, në një vit ku ekipi ka vështirësi të mëdha për të siguruar rezultate sportive dhe gjendet në zonën e ftohtë të klasifikimit të kampionatit. Megjithatë, ka dyshime se dy lojtarët kanë pasur sjellje të papërshtatshme gjatë stërvitjes dhe kjo është arsyeja pse u mor një vendim kaq drastik që gjithsesi pritet të sjellë largimin e tyre nga skuadra gjatë merkatos së janarit.

Leave a Reply