E bujshme, Barcelona transferon yllin e Atalantës!

Portali i njohur spanjoll “Todofichajes.com”, raporton se Barcelona synon transferimin e yllit të Atalantës,  Marten De Roon verën e ardhshme, atëherë kur edhe i skadon kontrata me skuadrën nga Bergamo.

Holandezi po shkëlqen me fanellën e Atalantas, ndërsa kjo ka bërë  që për shërbimet e tij të interesohen disa skuadra europiane, përfshirë këtu edhe Barcelonën.

“Katalunasit” janë të gatshëm ti ofrojnë atij pagë më të lartë për ta bindur që të transferohet në “Kamp Nou”.

Barcelona shihet si favorite, për faktin se trajneri Kuman ka marrëdhënie të mira me De Roon nga përfaqësuesja e Holandës.

 

Leave a Reply