Futbollisti shkupjan që mbron ngjyrat e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është ndër futbollistët kandidatë për të fituar çmimin e “Lojtarit më të mirë të sezonit” në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Interesant është fakti se ish-futbollisti i FC Shkupit, rivalizon me emra big të futbollit Botëror, si Kristiano Ronaldo, Roberto Firminjo dhe Rihad Mahrez, që gjithashtu bëjnë pjesë në listën e 10 futbollistëve të nominuar për të fituar këtë çmim.
Për sa i përket Jasir Asanit, vlen të theksohet se në 10 duelet e zhvilluara në Ligën e Kampionëve të Azisë, shkupjani arriti të realizonte 9 gola dhe 1 asist, duke u shndërruar në një yll të vërtetë te skuadra e Gwangju.
