Struga Trim Lum përgatitjet për sezonin e ri do ti nis me datë 30 qershor, ndërsa tashmë drejtuesit e klubit po bëjnë edhe matematikat e tyre përfundimtare rreth boshtit të skuadrës që do të bartë barën kryesore për sezonin e ri garues 2025/26, shkruan “infOSport.mk”.
Sezonin e ri, Struga Trim Lum do ta nis me një trajner të ri pas përfundimit të bashkëpunimit me që do ta nisin me një trajner të ri. Informacionet tona flasin se struganët do t’ia besojnë këtë post një trajneri jashtë kufijve të Maqedonisë, me të cilin do të nënshkruajnë një bashkëpunim më afatgjatë.
Emri i tij pritet të zbardhet shumë shpejtë, ndërsa me zyrtarizimin e tij, do të bëhet edhe konsolidimi i skuadrës.
Në ndërkohë, Struga Trim Lum përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit edhe me mbrojtësin e krahut të djathtë, Nikolla Vlajkoviç. Edhe këtij të fundit, njëjtë sikurse Besart Krivanjevës, i kishte skaduar kontrata dhe e njëjta nuk ishte vazhduar.
Me siguri që pas këtyre largimeve, drejtuesit e skuadrës strugane do të mendojnë edhe për përforcimet e reja, mirëpo që do të ndodhnin vetëm pas emërimit të trajnerit të ri, me të cilin Struga Trim Lum do të bëjë një sistematizim të skuadrës, duke menduar në suaza më afatgjate. (infOSport.mk)

