FC Ferizaji nuk ndalet në merkato, vjen edhe përforcimi i 7-të!

Skuadra e FC Ferizajit po tregohet shumë aktive në këtë fillim merkatoje, derisa sot ka prezantuar edhe përforcimin e 7-të, që vjen nga Superliga shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për sulmuesin e krahut, Ergys Peposhi. Ky i fundit vjen me përvojë të konsiderueshme nga kampionati shqiptar, ku së fundmi ishte pjesë e KF Teutës, ndërsa më herët kishte luajtur edhe me Kukësin dhe Elbasanin. Peposhi vlen të theksohet se gjithashtu kishte regjistruar paraqitje edhe me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.

Kujtojmë, deri më tani FC Ferizaji ka transferuar edhe dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, mbrojtësin e krahut të djathtë, Ardit Iljazin dhe sulmuesin Jakup Berishën, pastaj kroatin Gabriel Groznica, mesfushorin e kombëtares së Singaporit, Harhys Steëart, mesfushorin Alban Shabani si dhe portierin Herdis Alliu, që së fundmi ishte pjesë e KF Rilindja 1974.

Ndërkohë, drejtuesit e skuadrës frizajase paraprakisht kishin vazhduar bashkëpunimin edhe me disa nga futbollistët kryesor të skuadrës, si portieri Marko Jovanovski, pastaj mbrojtësit Filip Gligorov dhe Antonio Ilieski, mesfushorin Fatjon Jusufi, sulmuesin Betim Haxhimusën si dhe trajnerin Arsim Abazi. (infOSport.mk)

Leave a Reply