Musliu rikthehet për takimin me Real Sosiedatin

Mbrojtësi i Vardarit, Visar Musliu pritet të rikthehet në ndeshjen me Real Sosiedatin që do ta luajnë të enjtën në kuadër të Liga Evropës. Musliu është në fazën përfundimtare të rikuperimit të gishtit të lënduar në ndeshjen me Lihteshtajnin të zhvilluar me 9-të tetor, ndërsa humbi katër takime në kampionat që Vardari i luajti ndaj Shkëndijës, Pobedës, Rabotniçkit dhe Sileksit.

Musliu javën e fundit është stërvitur veçmas, ndërsa nga nesër do t’i bashkangjitet ekipit në seanca stërvitore. Mbrojtësi shqiptarë do të pret shansin të aktivizohet në përballjen me Real Sosiedatin.

Takimi Real Sosiedati-Vardari zhvillohet të enjtën në “Anoeta Stadium” me fillim nga ora 21:05./InfOSport.mk

Leave a Reply