Igor Aleksovski vazhdon në Shqipëri, nënshkruan me Flamurtarin e Vlorës

Igor Aleksovski, deri dje portier i Rabotniçkit në futbollin tonë vendor, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Shqipëri, duke firmosur kontratë profesionale me skuadrën e Flamurtarit nga Vlora, njofton “infOSport.mk”.

Aleksovski, është pjesë edhe e përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë, ndërsa do të jetë kjo aventura e tij e parë jashtë Maqedonisë, ku deri më tani ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave, si Makedonija GJ.P, FC Shkupi, Vardar, Renova dhe Rabotniçki.

Me përvojën që ka, Aleksovski pritet të jetë një nga shtyllat kryesore te skuadra vlonjate, që sezonin e ri sërish do të garojë në Superligën e Shqipërisë, nga ku interes kishin shfaqur edhe dy skuadrat e njohura, Vllaznia e Shkodrës dhe Tirana.

Aleksovski edicionin e fundit me Rabotniçkin numëroi 32 paraqitje, duke munguar në vetëm një ndeshje, ndërsa në përgjithësi në Ligën e Parë të RMV-së, ka zhvilluar plotë 172 ndeshje. (infOSport.mk)

Leave a Reply