Ish futbollisti i FC Shkupit, braziliani Inacio Queven edhe zyrtarisht është një lojtar i lirë në tregun e futbollit. Ai ka ndarë rrugët me Ballkanin, derisa informacione pranë “infOSport.mk”, bëjnë me dije se i njëjti tashmë ndodhet në Brazil, ku edhe mendon të vazhdojë karrierën.
26-vjeçari te skuadra nga Suhareka u afrua në janarin e vitit 2024 nga rradhët e FC Shkupit dhe bëri mjaft mirë me nënkampionët e Kosovës.
Vetëm në edicionin e fundit shënoi 7 gola dhe asistoi 5 të tjerë në Superligën e Kosovës, aty ku numëron gjithsej 33 ndeshje.
Ndryshe, braziliani momente shumë të bukura kishte kaluar edhe te FC Shkupi, me të cilën skuadër u shpall edhe kampion në vitin 2021. Të njëjtën gjë bëri edhe me Ballkanin, në vitin 2024, kur njëkohësisht kishte fituar edhe Kupën e Kosovës.
Queven, gjatë karrierës së tij, përveç në vendlindjen e tij në Brazil, kishte luajtur edhe në Greqi me skuadrën e AOK Kerkyra. (infOSport.mk)
