Shaqiri gjithnjë e më larg Liverpullit, por jo edhe Premierligës!

E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Liverpulli, tashmë është vënë në pikëpyetje të madhe, teksa futbollisti shqiptarë e sheh veten larg “Enfilld Roud”, aty ku kaloi plotë dy vite. Megjithatë i njëjti nuk duhet brengosur shumë, pasi karriera e tij e pasur dhe talenti që ka, kanë bërë që klube të njohura europiane të interesohen për gjilanasin, që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës.

Sipas mediave angleze, Leçester Siti ka shfaqur interes për të blerë 28-vjeçarin kosovar, për shërbimet e të cilit, gjithashtu interesohen edhe skuadrat si, Roma, Sevilja, Galatasaraj, CSKA e Moskës dhe Njukasëll Junajted.

Leave a Reply