Pas Premierligës, rikthehet edhe FA Kupa, ja datat e ndeshjeve

Premierliga angleze rikthehet më 17 qershor, ndërkohë që tashmë janë zbuluar edhe datat për ndeshjet e FA kupës së Anglisë.

Ndeshjet e “Emirates FA Cup” rikthehen më 27 dhe 28 qershor, kur në program do të jenë ndeshjet çerekfinale.

Gjysmëfinalet janë programuar të zhvillohen me 11 dhe 12 korrik, teksa finalja e madhe në program është me datë 1 gusht.

Sa u takon çifteve që do të përballen në çerekfinale, Leçester Siti do të mirëpret Çelzin, Njukasëll Junajtedi do të luaj kundër Mançester Sitit, Shefilld Junajted do të përballet me Arsenalin, ndërkohë përballja e fundit është ajo midis Noruiçit dhe Mançester Junajtedit.

Leave a Reply