Rrustemi me nokaut mundi argjentinasin Ramirez

Boksieri shqiptar, Erzen Rrsutemi është shpallur kampion i botës në versionin WBF, njofton “infOSport.mk”.

Rrustemi sontë në Aarhus të Danimarkës i mbështetur nga një numër i madh i shqiptarëve mundi argjentinasin Rikardo Humberto  Ramirez, edhe atë me nokaut që në raundin e dytë.

Ishte kjo fitorja e 12-të në karrierën e Rrustemit nga po aq meçe që ka zhvilluar boksier nga Zhegra e Gjilanit, i cili sonte edhe një herë tjetër dëshmoi fuqinë e tij, duke dominuar ndaj kundërshtarit argjentinas për të cilin ishte kjo disfata e tretë në meçin e tij të 17-të në boksin profesional.

Leave a Reply