Krste Vellkoski rikthehet te FK Sarajeva, këtë herë si Drejtor Teknik

Krste Vellkoski, një emër i njohur në futbollin tonë vendor, por edhe më gjërë, pasi mbylli aventurën e tij te Makedonija Gj.P, duke ndihmuar këtë skuadër për tu rikthyer në elitën e futbollit të Maqedonisë, ka vendosur të rikthehet sërish te FK Sarajevo, aty ku kishte shkëlqyer si futbollistë.

Velkoski pjesë e skuadrës së njohur boshnjake ishte për plotë 5 vite të tëra (2017-2022), duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa tashmë i njëjti te skuadra nga kryeqendra boshnjake rikthehet, duke marrë përsipë një postë mjaft të rëndësishëm.

37-vjeçari Velkoski është emëruar Drejtor Teknik te FK Sarajevo, duke qenë një urë lidhëse midis drejtorit sportiv, stafit të trajnerëve të ekipit të parë dhe Akademisë së FK Sarajevës.

“Mirë se erdhe përsëri, Krste – tani në një rol të ri, por me të njëjtin mision: të bësh që FK Sarajevo të fitojë trofe”, thuhet në fund të njoftimit të klubit të njohur boshnjak.

Leave a Reply