Arbin Zejnullai pas plotë 4 viteve rikthehet të luaj sërish me fanellën e skuadrës së Shkëndijës, aty ku u rrit si lojtar, aty ku fitoi tituj si me gjeneratat e reja, e poashtu edhe me ekipin e parë, njofton “infOSport.mk”.
Mesfushori 26 vjeçar numëron 3 tituj kampion me ekipin e parë kuqezi, tek i cili vjen për të vazhduar këtë rrugëtim të sukseseve, përfshirë këtu edhe garat europiane.
Pas largimit nga skuadra “kuqezi” në vitin 2021, mesfushori tetovar qëndroi te Lokomotiv Zagreb dhe Rabotniçki, para se të zhvillojë një periudhë të shkëlqyer me Egnatian në elitën e futbollit shqiptarë, ku në tre sezone rresht ishte ndër lojtarët kyç të suksesit historik të klubit nga Rrogozhina, duke fituar dy tituj kampion, dy Kupa dhe një Superkupë të Shqipërisë.
Paraqitjet e tij me fanellën e skuadrës shqiptare, bënë që shumë skuadra si nga rajoni, ashtu edhe Europa të interesohen për shërbimet e Zejnullait, i cili megjithatë në fund dëgjoi zemrën e tij, duke veshur fanellën “kuqezi”.
Kështu, i njëjti pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, vendosi të nënshkruaj kontratë 3-vjeçare me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa administrata “kuqezi” do të provojë të bëjë maksimumin për ta federuar në kohë për ndeshjet e raundit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve, aty ku skuadra tetovare për kundërshtarë do të ketë ish kampionin e Europës, Steaua Bukuresht, nga Rumania. (infOSport.mk)
