Boban Nikollov: Edhe pse Shkëndija është nga Maqedonia, unë bëjë tifo për Steauan!!

Në prag të ndeshjes midis Shkëndijës dhe Steauas nga Bukureshti, në vendin tonë qëndrojnë edhe ekipe gazetareske nga Rumania. Vite më parë pikërisht në kampionatin rumun me skuadrën e Steauas kishte luajtur Boban Nikollov, reprezentuesi maqedonas, i cili edhe pse nuk është se kishte kaluar aq shumë kohë, vetëm 10 muaj te skuadra kundërshtare e Shkëndijës, ai do të bëjë tifo për ish skuadrën e tij.

Një reprezentues maqedonas të bëjë tifo për një skuadër kundërshtare të një skuadre që përfaqëson Maqedoninë në arenën ndërkombëtare….!!

Paksa e çuditshme, por edhe gjë që pritej, pasi ajo skuadër që përfaqëson Maqedoninë është Shkëndija…

“Edhe pse Shkëndija është skuadër nga Maqedonia, unë megjithatë të jem i sinqertë, bëjë tifo për ish klubin tim. Do të jem prezent në ndeshje dhe do ti përkrah ata.”

“Shkëndija është një skuadër e mirë, megjithatë Steaua posedon më shumë kualitet. Nëse luajnë si vitin e kaluar, apo si në ndeshjen me Petrolul, ata do vazhdojnë tutje. Realisht nuk e shoh Shkëndijën, nuk e përcjellë, unë jam me Vardarin” – ka përfudnuar intervistën e tij dhënë për mediat në Rumani, reprezentuesi i Maqedonisë, Boban Nikollov, i cili aktualisht është pa klub.

Pikërisht Vardari shihet si destinacion i tij i rradhës në karrierë. (infOSport.mk)

Leave a Reply