ZYRTARE: Franc Veliu i bashkohet Useinit te Gjilani

Skuadra e Gjilanit ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin nga Shqipëria, Franc Veliu.

Veliu i lindur në Vlorë, te skuadra nga Superliga e Kosovës vjen  si futbollist i lirë, pasi së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit, aty ku kishin luajtur bashkë edhe me mesfushorin tetovar, Muhamed Useini, që gjithashtu gjatë kësaj merkatoje, që muaj më parë i ishte bashkuar skuadrës së Gjilanit.

30 vjeçari Veliu gjatë karrierës së tij përveç me Flamurtarin, kishte luajtur edhe me Kukësin dhe Partizanin, ndërsa gjithashtu ishte pjesë e kombëtarës së Shqipërisë, për të cilën në periudhën (2009-2013) kishte regjistruar 7 paraqitje.

Leave a Reply