Tifozët kosovar i marrin kapelën policit anglez, ai ju “vjedhë” Plisin! (VIDEO)

Më shumë se 20.000 tifoz shqiptarë ishin të pranishëm rrugëve të Sautemptonit, ku një pjesë e bukur prej tyre madje i lejuan vetes të bënin shaka edhe me policët anglez, të cilët si xhentëllmen të mëdhenj ua kthyen në të njëjtën mënyrë.

Siç shihet edhe në videon më poshtë njëri prej tifozëve kosovar vendosi t’ia marrë kapelën njërit prej policëve angleze, ndërsa kundërpërgjigja e tij ishte shumë e mahnitshme, pasi i njëjti duke vallëzuar së bashku me tifozët shqiptarë, vendosi njërit prej tyre ti marrë Plisin nga koka.

E gjithë kjo u përcollë me duartrokitje dhe brohorima nga tifozët kosovar, të cilët nuk nguruan për të bërë një foto me policin anglez.

Leave a Reply