“Nuk ka dimër” për Haxhi Krasniqin dhe shokun e tij Bekim Borovcin (FOTO)

Në kohën kur temperaturat janë në minus grad celsius dhe po bën ftohtë në vendet e Europës, por edhe shumica prej tyre janë të mbuluara me borë, të njejtën nuk po e ndjejnë boksieri i njohur shqiptarë Robin Haxhi Krasniqi dhe shokun e tij  të ngushtë Bekim Borovci.

Që të dy kanë vendosur që t’i largohen temperaturave të ftohta që po mbizotrojnë këtyre ditëve, duke përzgjedhur të shkojnë në një vend më të nxehtë si Dubai. Krasniqi dhe Borovci kanë shpërndarë disa fotografi dhe video në rrjetet sociale në “Instangram”, duke shijuar ditët e nxehta në tokën e Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë muajin e janarit.

Kujtojmë që Haxhi Krasniqi luftën e fundit e kishte në muajin nëntor, në të cilën arriti të mbrojë titullin europian në boksin profesionist të kategorisë së peshave super të mesme në “EBU”, duke triumfuar në duelin me boksierin nga Venezuela, Roni Lanadaetan./InfOSport.mk

View this post on Instagram

🌞:)

A post shared by Robin Krasniqi (@robin_krasniqi) on

 

Leave a Reply