Jasir Asani e nis vitin 2019-të me gol, shënon në miqësoren ndaj turqve të Sivaspor (VIDEO)

Futbollisti shkupjan i Partizanit të Tiranës, Jasir Asani, vitin 2019-të e ka nisur me gol. Ai realizoi golin e vetëm në miqësoren e parë të skuadrës tiranase në tokën turke, duke i mundësuar një barazim 1:1 Partizanit ndaj Sivasporit, që garon në Superligën turke, njofton ‘infOSport.mk’

Pas pjesës së parë pa gola, Asani gjeti golin e epërsisë për Partizanin vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë, teksa barazimin skuadrës turke i’a solli rumuni, Gabriel Torje.

SIVASSPOR 1 – 1 FK PARTIZANI GOLI I JASIR ASANIT

SIVASSPOR 1 – 1 FK PARTIZANIGOLI I JASIR ASANIT

Публикувахте от FK Partizani Albania в Сряда, 9 януари 2019 г.

Asani përveç golit të shënuar, bëri një paraqitje shumë të mirë, duke qenë një ndër futbollistët më të dalluar, ndërsa kjo me siguri se ka kënaqur edhe trajnerin Gega, i cili më vonë gjatë pjesës së dytë vendosi të bëjë ndryshime, duke larguar jashtë portierin Hoxha, pastaj futbollistët si Mensah, Hila, Asani, Ibrahimi, Trashi dhe Mala, vendin e të cilëve e zunë, Xhika, Kardoso, Kote, Çinari, Bitri, Kalari dhe Hyseni.

Miqësoren e radhës, Partizani e ka ndaj Antaliasporit  me 11 janar, ndërsa vetëm 3 ditë më pas do të luaj ndagj gjigandëve kroat të Dinamo Zagrebit.

Leave a Reply