Roshi dhe Berisha në superformë, i sigurojnë kualifikimin në Kupë Akhmat Groznit

Odise Roshi dhe Bernard Berisha janë duke kaluar një moment mjaft të mirë në Rusi me fanellën e skuadrës ruse të Akhmat Groznit.

Dy futbollistët shqiptarë ishin protagonist në sfidën e Kupës e vlefshme për 1/16-at duke i siguruar kualifikimin skuadrës së tyre.

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1:1, teksa golin për miqtë e realizoi Bernard Berisha në minutën e 76-të.

Ish-futbollisti i Skënderbeut, u fut nga stoli në minutën e 67-të, teksa 9 minuta i kanë mjaftuar për të tundur rrjetën.

Në kohën shtesë skuadrat shënuan edhe nga një gol tjetër, teksa ndeshja shkoi me penallti. Penalltinë e parë për Akhmatin e realizoi Berisha, ndërkohë që atë të fitores e shndërroi në gol Odise Roshi, duke i siguruar kualifikimin skuadrës së tij.

Leave a Reply