Qatip Osmani zbulon formacionin anti Sileks, lë jashtë senegalezët

FC Shkupi pas pak në stadiumin e Çairit do të mirëpret Sileksin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Qatip Osmani ka zbuluar tashmë formacionin, ndërsa ajo që bie në sy është mungesa e futbollistëve senegalez, dhe rikthimi në portë i Igor Aleksovskit, i cili kishte munguar për plotë 7 muaj nga fushat e futbollit.

Gjithashtu bie në sy edhe rikthimi i futbollistit të talentuar, Suhel Muharremi, që nën drejtimin e strategëve turq, kishte humbur statusin e futbollistit të ekipit të parë, ndërsa gjithashtu në krahun e majtë të  mbrojtjes, Osmani rikthen Besart Krivanjevën.

Ndeshja FC Shkupi – Sileksi starton në ora 15:30.

Formacioni 🙌#FORCASHKUPI ⚪️🔵

Публикувахте от FC Shkupi в Сряда, 25 септември 2019 г.

Leave a Reply