18-vjeçari Almir Pogragja i bashkohet Skopjes

Almir Pogragja, një super talent, që hapat e parë i kishte bërë te FC Albion, e që si lojtar u ndërtua tek ekipi i Rabotniçkit, ka vendosur që të provoj veten edhe në konkurrencën e seniorëve, njofton “infOSport.mk”.

18-vjeçari ka vendosur ti bashkohet skuadrës së Skopjes, aty ku para ca ditëve postin e trajnerit e morri Aleksandar Tanevski.

Pogragja, luan në më shumë pozita si mesfushor, ndërsa pozita e tij natyrale, është ajo e mesfushorit të avansuar, apo fantazistit, duke ndihmuar drejtëpërdrejtë sulmuesit.

Pogragja skuadrës së Rabotniçkit i ishte bashkuar që në moshë 15-vjeçare, ndërsa për dy vite të plota kishte qenë edhe pjesë e Akademisë së FFM-së.

Ai së fundmi ishte stërvitur edhe me ekipin e parë të “romantikëve”, drejtuesit e së cilës skuadër së shpejti pritet të firmosin edhe kontratë profesionale më këtë talent.

Pikërisht, me rekomandim të ekipit amë, Rabotniçkit, Almir Pogragja, i është bashkuar Skopjes, te e cila skuadër pritet të marrë atë përvojën e duhur në konkurrencën e seniorëve. (infOSport.mk)

Leave a Reply