Sulmuesi shkupjan, Husein Demiri, i cili edicionin e kaluar shkëlqeu me fanellën e Bashkimit, duke e ndihmuar me golat e tij drejt ngjitjes në Ligën e Parë, ashtu siç paralajmëruam ekskluzivisht, karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në futbollin kosovar, më saktësisht te skuadra e FC Vushtrrisë, që garon në Ligën e Parë.
Demiri pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë nga ana e drejtuesve të skuadrës kosovare, derisa i njëjti te FC Vushtrria përfundoi me ndërmjetësim të menaxherit nga Tetova, Shëndrit Zaimi dhe Agjencisë së tij.
Për Demirin do të jetë kjo aventura e dytë që do të luaj në futbollin kosovar, pas periudhës 2019-2021, kur mbronte ngjyrat e skuadrave, si Ferizaji, Dukagjini dhe FC A&N.

