Kumanovari Jashari, më i shtrenjti nga Maqedonia, i dyti në listën mbarëkombëtare

Ardon Jashari është shumë pranë zyrtarizimit te skuadra e njohur europiane e AC Milan. Transferimi i kumanovarit, skuadrës nga Milano do ti kushtojë plotë 38 milion euro, që e bënë atë futbollistin e dytë më të shtrenjtë në histori, njofton “infOSport.mk”.

Epitetin e futbollistit më të shtrenjë shqiptarë në tregun europian të futbollit, e mban Granit Xhaka.

Që të dy janë pjesë e përfaqësueses së Zvicrës, ndërsa edhe përkundër interesimit nga ekipi milanez për ti bashkuar ata edhe në nivel klubesh, Xhaka përfundoi në Angli, te skuadra e Sanderlendit.

Do të jetë kjo hera e dytë, që Graniti do të luaj në Premierligën angleze, aty ku më parë kishte luajtur me Arsenalin.

Leave a Reply