Pas pak starton ndeshja e vetme e ditës së sotme në kuadër të xhiros së parë në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut, që startin e saj e shënoi të premtën me ndeshjen Shkëndija-Shkupi, njofton “infOSport.mk”.
Në stadiumin e qytetit në Kavadar, mejdanin do të ndajnë Tikvehsi dhe Rabotniçki.
Ajo që bie në sy, te “romantikët” në formacionin bazë do të luajnë plotë 5 futbollistë shqiptarë, përfshirë këtu edhe kapitenin, Besir Demiri. Por, kjo nuk është e tëra, në bankinën rezervë ndodhen edhe dy talentët nga qytetet buzë liqenit, Ditmir Hoxha dhe Lorent Zhaku.
Në anën tjetër, startues te Tikveshi do të jetë shkupjani, Besir Ramadani, ndërkohë në bankinë ndodhet edhe një tjetër shkupjan, sulmuesi Berat Sadik.
Ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Rabotniçkit starton në ora 17:30.
