Përsëritet rasti Suarez-Kielini, futbollisti kafshon portierin kundërshtarë në faqe

Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga ai momenti i pakëndshëm në kuadër të Botërorit të vitt 2014-të, kur Luis Suarez kishte kafshuar italianin Kielini,  ajo ngjarje mbahet mend nga shumica, teksa ndonjëherë bëhet edhe temë diskutimesh mes futbolldashësve.

Ndërkohë kjo ngjarje e shëmtuar është përsëritur të dielën në ndeshjen e ligës së dytë franceze midis Sosho dhe Valensien.

Sfida ishte mjaft e tensionuar pasi kishte gjithsej 44 faulla (22 për secilën ekip) dhe u mbyll në barazim 0:0.

Pas vërshëllimës së gjyqtarit dy skuadrat nuk u futën direkt në dhomat e zhveshjes, por patën një përplasje mes tyre, teksa futbollisti i Sosho, Ousseynou Thioune kafshoi portierin e skuadrës kundërshtare, Jerome Prior në faqe.

Gardiani i Valensien vendin nga kafshimi i’a tregoi edhe arbitrit kryesor, i cili megjithatë nuk e ndëshkoi me karton futbollistin e Sosho, i cili me shumë mundësi do të marre një dënim të rëndë nga Komisioni Disciplinorë pranë Federatës së Futbollit francez.

Leave a Reply