FC Shkupi ndeshjen e Kupës kundër Kit Go e zhvillon jashtë Çairit!

FC Shkupi të dielën mundi Akademia Pandevin minimalisht 1:0 në kuadër të javës së 9-të, mirëpo kjo ndeshje i takon së kaluarës, pasi “bardhekaltërit” nga Çairi tashmë do të duhet të fokusohen për ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës kundër Kit Go, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse në rolin e nikoqirit në këtë ndeshje, ndeshjen kundër Kit Go, skuadra e FC Shkupit do ta zhvillojë në stadiumin në Maxhari. Kjo për shkak se në stadiumin e Çairit po bëhet rinovimi i fushës nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Çairit, që ditë më parë nënshkruan aneks marrëveshje për instalimin dhe mirëmbajtjen e terrenit, duke e larguar plotësisht tapetin e vjetër.

Kështu ndeshjen e së nërkurës FC Shkupi do ta zhvillojë në një stadium tjetër, por me shpresa se do të vazhdojnë serinë e fitoreve edhe në kuadër të ndeshjeve të Kupës, ku në kuadër të raundit të parë kishin eliminuar Slloga Vinicën.

Leave a Reply