Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka prezantuar futbollistin e talentuar 18-vjeçar, Altin Aliji. Edhe pse në moshë të re, i njëjti tashmë pas vetes ka eksperiencë edhe nga ndeshjet e Ligës së Parë, aty ku pritet sërish të jap kontributin e tij, këtë herë me fanellën e Struga Trim Lum.
Aliji, skuadrës së Struga Trim Lum i bashkohet nga rradhët e FC Ballkanit, te e cila skuadër ishte transferuar verën e vitit të kaluar nga rradhët e Makedonija GJ.P.
EKSKLUZIVE, Struga Trim Lum shumë pranë transferimit të talentit shkupjan, Altin Aliji!
Pikërisht te skuadra nga Gjorçe Petrovi, Aliji kishte treguar potencialin e tij, duke debutuar me këtë skuadër që në moshë 16-vjeçare. Ai me ekipin e parë të skuadrës shkupjane kishte debutuar me datë 13 nëntor të vitit 2022, kur kishte mbushur saktë 16 vjet, 2 muaj e 19 ditë.
Që nga ai debutim, Altin Aliji me fanellën e Makedonija Gj.P zhvilloi plotë 32 ndeshje vetëm në kampionat, ku ka arritur të shënojë edhe dy gola.
Pikërisht, golat janë detyra e tij e re, tashmë me fanellën e Struga Trim Lum.
Duke besuar në aftësitë e tij realizuese, por edhe potencialin që posedon ky futbollistë, drejtuesit e Struga Trim Lum kanë vendosur që me Altinin të nënshkruajnë një kontratë afatgjate, në bazë të së cilës, ai te skuadra strugane do të qëndrojë deri në vitin 2029. (infOSport.mk)


