LPFMV, java III nis të premtën, Struga nikoqir i Rabotniçkit, Vardari në mbrëmje mirëpret AP Brera

Java e tretë në elitën e futbollit vendor starton me dy ndeshje të premtën. Fillimisht në qytetin e bukur të Strugës me fillim në ora 17:00, ish kampionët e vendit, Struga Trim Lum do të përballet me Rabotniçkin në ndeshjen më interesante të ditës, derisa Vardari nën dritat e prozhektorëve në arenën “Todor Proeski” nga ora 20:00 do të luaj kundër AP Brera.

Edhe Struga Trim Lum, edhe Vardari kanë nga dy fitore pas dy xhirove të para, ndërsa Rabotniçki dhe AP Brera, ende janë në kërkim të fitoreve të para sezonin e ri.

NDESHJET TJERA

Java e tretë vijon të shtunën, me ndeshjen Sileksi – Makedonija Gj.P., ndeshje kjo që do të zhvillohet në Kratovë.

Edhe e diela do të na servojë vetëm një ndeshje, derbin e Pollogut midis skuadrave shqiptare, Shkëndijës dhe Arsimit, ndërkohë të hënën në program do të jenë edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje.

Në Kumanovë, Bashkimi në një ndeshje mjaft interesante do të mirëpret Tikveshin, ndërkohë në qytetin e alfabetit shqip, në Manastir, Pelisteri do të mirëpret FC Shkupin. (infOSport.mk)

LPFMV | Java 3

E Premte:

Struga Trim Lum 22.08. (17:00h.) Rabotniçki
Vardari 22.08. (20:00h.) AP Brera

E shtunë:

Sileksi 23.08. (17:00h.) Makedonija GJ.P

E diel:

Shkëndija 24.08. (17:00h.) Arsimi

E hënë:

Bashkimi 25.08. (17:00h.) Tikveshi
Pelisteri 25.08. (17:00h.) FC Shkupi

Leave a Reply