Fisnik Asllani doli të jetë protagonistë kryesorë në fitoren 2:1 të Hoffenhajm në transfertën ndaj Bajer Leverkusen, njofton “infOSport.mk”.
Reprezentuesi i përfaqësueses së Kosovës, fillimisht në minutën e 25 shënoi golin e barazimit (1:1), që më pas në minutën e 52-të, të asistoj në golin e dytë dhe të fitores së Hofenhajm, të realizuar nga Lemperle.
Asllani në fund rezultoi të jetë lojtari i ndeshjes me notën 8, ndërsa për gjatë 90 minutave të Hoffenhajm luajti edhe shqiptari i dytë, 21-vjeçari Leon Avdullahu, një tjetër emër që shumë lehtë mund të ndodh ti bashkohet përfaqësueses së Kosovës. (infOSport.mk)
