Kupa e Maqedonisë, Pelisteri eliminoi Teteksin, tutje kalon edhe Novaci

Pelisteri më vështirë se sa pritej ka mundur Teteksin në ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Teteksit avansoi me golin e shënuar nga Daniell Nikollovski në minutën e 35-të, gol ky i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para.

Pelisteri u rikthye në lojë në pjesën e dytë, kur edhe dominoi në tërësi lojën. Vetëm pas 7 minutave lojë në këtë pjesë, Hristijan Stojanovski barazoi shifrat në 1:1, ndërsa në minutën e 60-të shumë lehtë mund të ndodhte që skuadra nga Manastiri të rikthente rezultatin në favorin e saj.

Megjithatë serbi Ristiq gaboi nga pika e bardhë, duke lënë në ato momente që paaqartësitë të jenë prezente, kjo deri në minutën e 85-të, kur në skenë doli mesfushori me shumë përvojë, Stefan Spirovski, që shënoi për 1:2, duke i siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm Pelisterit në ndeshjet e Kupës.

Fitore në ndeshjet e sotme të raundit të parë të Kupës, regjistroi edhe Novaci, që si mysafir me shifrat 3:0 mundi ekipin e Pçinja.

Dy gola realizoi Stefan Karevski, ndërsa një gol tjeër shtoi edhe Antonio Marcevski.

Kujtojmë, përveç Pelisterit dhe Novacit, një vend për në ndeshjet e raundit të dytë të Kupës, siguroi dje edhe Shkëndija e Haraçinës, që përmes penaltive eliminoi skuadrën e Sasa-s nga Kamenica, ndërsa që më herët një gjë të tillë kishin bërë edhe Bellasica, Detonit Plaçkovica, Bregallnica, Ohrid Lihnidos, Sileksi, Makedonija Gj.P dhe Rabotniçki. (infOSport.mk)

Leave a Reply