Struga Trim Lum dhe Vedran Qoshevski ndajnë rrugët

Vedran Qoshevski nuk do të mbrojë më ngjyrat e Struga Trim Lum. Si portier i parë gjatë gjithë kësaj epoke historike të skuadrës strugane, ai do të njihet përgjithmonë si një figurë kyçe në sukseset e Struga Trim Lum.

Dy tituj kampion dhe dy finale të Kupës brenda një periudhe prej më pak se tre vite, e bëjnë Qoshevskin, si një ndër portierët e huaj më të mirë në futbollin vendor, aty ku numëron plotë 80 ndeshje, mes kampionatit dhe Kupës.

Në 76 ndeshje në Ligën e Parë, Qoshevski në plotë 32 ndeshje kishte arritur të mbajë rrjetën të paprekur, ndërsa në dy raste tjera një gjë të tillë kishte bërë edhe në ndeshjet e Europës gjatë sezonit 2023/24.

Tashmë i njëjti këto performanca të shkëlqyeshme do të tentojë ti vazhdojë edhe me skuadrën e tij të re, pasi me pëlqim të dyanshëm palët kishin vendosur për të prishur kontratën.

Qoshevski me skuadrën e Struga Trim Lum ishte i lidhur me një kontratë deri verën e vitit 2027.

Leave a Reply