Shkëndija e Tetovës nuk ka arritur të shfrytëzojë terrenin vendas në përballjen e parë të këtij sezoni përballë Vardarit, duke pësuar disfatë minimale 1:0, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo ndeshja derbi e javës së 10-të, nga e cila më së shumti ka fituar pikërisht Vardari, që me fitoren e sotme ka marrë kreun e tabelës në Ligën e Parë me 24 pikë, një më shumë se Struga Trim Lum dhe 3 më shumë se Shkëndija, që tashmë zbret në pozitën e katërt.
Ndryshe, takimin e sotëm derbi e vendosi një gol i shënuar nga pika e bardhë nga ana e David Babunskit në minutën e 49-të.
Shkëndija me anë të kapitenit Besart Ibraimi arriti që të shënojë pak minuta para fundit të takimit, mirëpo goli i sulmuesit kërçovarë, u anulua kjo për shkak pozitës jashtëloje.
Arbitri Stojan Trpçevski e anuloi të njëjtin pas konsultimit me dhomën VAR.
Ishte kjo fitorja e parë e Vardarit në Tetovë që pas vitit 2016 dhe e para në përgjithësi pas vitit 2017-të, kur me 26 shkurt në Shkup kishin shënuar fitore 3:1. (infOSport.mk)
