Imran Fetai mbrëmë shkëlqeu në fanellën e KF Shkëndija kundër skuadrës polake, Jagiellonia Białystok (1-1), e vlefshme për javën e tretë të Ligës së Konferencës.
Fetai ishte një nga protagonistët kryesor në fushën e lojës, duke bërë një ndeshje shumë pozitive. Ai ishte i pakalueshëm në mbrojtje, njëjtë sikurse edhe gjatë gjithë aventurës europiane këtë edicion. Thjeshtë me paraqitjet e tij, ai ka zgjuar interesimin e disa skuadrave nga Polonia dhe Serie A.
“Open-TV” mëson ekskluzivishtë se për Fetain ka shprehur interesim skuadra e njohur polake e Lech Poznan.
I njëjti burim, gjithashtu ka pohuar se mbrëmë në shkallët e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, Fetain kishin ardhur për ta ndjekur edhe disa skaut të skuadrave nga Serie A.
Në ditët në vazhdim mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Fetait, për të cilin si duket Lech Poznan po insiston shumë për të parë atë në rradhët e veta që nga sezoni i ri.
