Arbër Hoxha pas paraqitjeve të shkëlqyeshme me fanellën e Kombëtares shqiptare në ndeshjet e nëntorit, ka vazhduar të impresionojë edhe në Kroaci, aty ku po ndohmon skuadrën e tij drejt një fitore të re, shkruan “infOSport.mk”.
Hoxha shënoi golin e dytë për Dinamon në ndeshjen ndaj Varazhdin, duke bërë që “blutë” nga Zagrebi në pushim të shkojnë me epërsinë 2:0.
Ndryshe, ishte ky goli numër 4 këtë edicion për 27-vjeçarin Hoxha, i cili gjithashtu kishte shënuar edhe në ndeshjet ndaj dy rivalëve të mëdhenj, Hajdukut dhe Rijekës, ndërsa gjithashtu kishte realizuar edhe ndaj Slaven Belupos. (infOSport.mk)
