FC Ballkani zyrtarizon kroatin Karoglan në postin e kryetrajnerit!

Skuadra e Superligës së Kosovës, FC Ballkani, edhe zyrtarisht ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajnerin e ri të skuadrë. Me Karoglan, drejtuesit e skuadrës nga Suhareka kanë firmosur kontratë për dy vite e gjysmë, derisa i njëjti bëhet trajneri i parë i huaj që do të drejtojë FC Ballkanin, duke mos llogaritur ata nga Shqipëria, siç ishte rasti së fundmi me Orges Shehin.

43 vjeçari Karoglan në Suharekë vjen me një eksperiencë të pasur në futbollin evropian. Ai ishte kryetrajner i klubit të njohur kroat Hajduk Split në dy raste, së fundmi sezonin 2023–24, ndërsa edicionin e kaluar 2024–25 kishte drejtuar kampionin e shumëfishtë moldav Sheriff Tiraspol, me të cilën skuadër ka garuar edhe në arenën ndërkombëtare.

Përpara këtyre angazhimeve, ai ka udhëhequr edhe skuadra të tjera nga elita e futbollit kroat, si Zadar dhe Istra 1961, duke ndërtuar një profil të fortë si trajner modern.

Leave a Reply