FFM vlerëson Ibraimin dhe Bardhin më të mirët e vitit 2018

Besart Ibraimi dhe Enis Bardhi janë dy futbollistët më të mirë të Maqedonisë për vitin 2018. Sipas asaj që arrijmë të mësojmë, në mbrëmjen gala të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, dy emrat që do të dominojnë me çmimet kryesore të natës do të jenë Ibraimi dhe Bardhi.

Ibraimi i Shkëndijës do të vlerësohet si futbollisti më i mirë i vendit dhe golashënuesi më i mirë, përderisa Bardhi do të merr çmimin e futbollistët më të mirë të vendit që luan jashtë shtetit.

Jo zyrtarisht mësojmë se FFM ka përgatitur edhe një çmim special për kapitenin e përfaqësueses së Maqedonisë, Goran Pandev, për kontributin e veçant që ka dhënë për Maqedoninë ndër vite. Qatip Osmani do të jetë trajneri më i mirë i vitit, Enis Fazlagic, futbollisti më i mirë i ri, ndërsa KF Shkëndija është skuadra më “fer plej” e vitit.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve nga FFM do të mbahet të premten./InfOSport.mk

Leave a Reply