Vardari ka mësuar kundërshtarin në eliminatoret e Ligës së Kampionëve

Skuadra kampione e Maqedonisë në futboll, Vardari ka mësuar kundërshtarin e saj në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, goglat deshën që Vardari për kundërshtarë të parë në rrugëtimin evropian të ketë skuadrën finlandeze të Kups.

Ndeshjen e parë Vardari do ta zhvillojë në Shkup me datë 7-8 korrik, ndërsa atë kthyese në Finlandë me datë 14-15 korrik.

Vardari kështu rikthehet në skenën europiane pas gati 10 vitesh, aty ku për herë të fundit luante në vitin 2017-të, kur në sezonin historik kishte arritur deri në fazën e grupeve të Liga Europa.

Leave a Reply