Medon Berisha pjesë e formacionit të javës në Serie A

Medon Berisha fundjavën që lamë pas doli të jetë protagonist me Leçen, duke dhuruar dy asiste në fitoren 2:1 të skuadrës së tij përballë Torinos së Kristjan Asllanit.
Kjo paraqitje e shkëlqyer e mesfushorit të kombëtares shqiptare, i cili njëherit ishte zgjedhur edhe MVP i ndeshje, bënë që i njëjti të përfshihet edhe në formacionin e javës, të publikuar së fundmi nga “Sofascore”.

Përformanca e Berishës, është vlerësuar me notën e lartë 8.8.

22-vjeçari këtë edicion me Leçen është paraqitur në 11 ndeshje, duke regjistruar edhe 2 gola dhe 3 asistime.

Për Medon Berishën, ky është sezoni i 3-të me Leçen, sakaq më herët është aktivizuar me ekipin e të rinjëve.

Leave a Reply