Përmes një video mesazhi shumë emocionues, Cake i jep lamtumirën Shkëndijës: Nder dhe krenari që kam veshur këtë fanellë

Klisman Cake edhe zyrtarisht karrierën e tij e ka vazhduar në Rusi, duke nënshkruar me Akhmat Grozny, skuadër tek e cila për vite me rradhë kishte luajtur Bernard Berisha, por edhe futbollistë tjerë shqiptarë nga të gjitha trojet.

Cake, në këtë mënyrë i jep fund qëndrimit të tij katër vjeçar te Shkëndija e Tetovës, për të cilën skuadër numëron plotë 132 ndeshje dhe 11 gola.

Ai largimin e tij e ka njoftuar edhe përmes rrjeteve sociale, ku ndër të tjerash falenderon të gjithë për mbështetjen teksa shprehet se ka qenë krenari dhe nder që ka veshur fanellën kuqezi të Shkëndijës.

View this post on Instagram

A post shared by 𝕂ℂ5 (@klisman_cake)

“Nga sot nuk jam me pjese e klubit Shkendija . Ishte nder dhe krenari per mua qe vesha fanellen e klubit me te madh ne shqiptari per 4 vite me rradhe ne te cilat kaluam suksese zhgenjime dhe arritem te bejme dhe histori. Desha me falenderu gjith drejtusat , tranjeret, lojtaret qe kam luajtur ne keto vite bashke me ta . Falenderoj e tifogrupin Ballistet per mbeshtetjen qe i kan dhen ekipit ne cdo kohe e situate dhe faleminderit Tetove qe me bere te ndihem si ne shpi do te jeni gjithmon ne zemren time dhe do jem fansi juaj me i flakte.NJEHER KUQ E ZI GJITH JETEN KUQ E ZI❤️🖤”, – kishte shkruar Cake në “Instagram”, duke bashkëngjitur edhe një video me disa nga momentet më të bukura që kishte përjetuar te Shkëndija.

Leave a Reply